-0.2 C
Skopje
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Sonte FK Vardari përballet me La Fiorita në Shkup, apel për kujdes nga inc!dentet e mundshme!

Sonte në mbrëmje, ekipi i FK Vardarit do të zhvillojë ndeshjen kundër skuadrës La Fiorita nga San Marino, në kuadër të kualifikimeve për UEFA Europa Conference League, informon POPULLI.mk

Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit të Shkupit dhe parashihet të fillojë nga ora 20:30.

Sipas disa burimeve, për shkak të mobilizimit të madh të tifozëve vendas, të njohur si “Komitët”, ekziston rrezik për tensione dhe incidente, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit.

Apelohen të gjithë qytetarët dhe tifozët që të shmangin çdo lloj përplasjeje dhe të tregojnë kujdes, në mënyrë që mbrëmja sportive të kalojë pa probleme. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit