30.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

SOS Vita organizon iftar solidariteti, Gashi: Nder të jem pjesë e kësaj tryeze

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se sonte ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga SOS Vita, organizatë kjo, e përkushtuar në mbështetjen dhe kujdesin e personave me nevoja të veçanta.

“Një iftar i veçantë me njerëz të veçantë! Bashkë me mikun tim Zeqirija Ibrahimi dhe deputetin Bekim Sali, kisha nderin të merrja pjesë në iftarin e organizuar nga SOS Vita, një organizatë e përkushtuar për mbështejen dhe kujdesin e personave me nevoja të veçanta. Muaji i Ramazanit, ndër të tjerat na kujton të ushqejmë vlerat si solidariteti, uniteti dhe kujdesi për të tjerët, prandaj faleminderova organizatorët për mundësinë që të jem pjesë e një tryeze me plot dashuri, kujdes dhe shpresë”, ka shkruar Gashi.