Sot është Dita e Evropës!
Kjo datë shënon përvjetorin e deklaratës historike në të cilën ministri i atëhershëm i jashtëm francez, Robert Schuman, parashtroi idenë e një forme të re bashkëpunimi politik në Evropë. Propozimi i Schuman-it konsiderohet akti themelues i Bashkimit Evropian të sotëm.
Me kalimin e viteve, Bashkimi Evropian ka pësuar disa ndryshime, ndër të cilat më kryesoret kanë të bëjnë me zgjerimin e tij për të përfshirë vende të tjera, siç janë edhe vendet e Ballkanit e Perëndimor.
Në përputhje me ambicien e BE-së për t’u bërë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050, rajoni i Ballkanit Perëndimor është zotuar gjithashtu të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050 dhe të përafrohet me elementët kryesorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane duke miratuar Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) në Samitin e Sofjes më 2020 dhe më pas Plani i Veprimit GAWB, në Samitin e Brdos në tetor më 2021.
Politika e zgjerimit është kthyer në qendër të mjeteve gjeopolitike të BE-së. Që nga viti i kaluar ka pasur tre vende të reja kandidate, procesi i negociatave për anëtarësim ka nisur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe javët e fundit Serbia dhe Kosova kanë ndërmarrë hapa pozitivë drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre.
BE-ja tregon përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar në ndërtimin e shoqërive elastike dhe të qëndrueshme në rajon që mbrojnë vlerat thelbësore evropiane. Këto vlera, siç janë: të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit, duhet gjithashtu të pasqyrohen në politikën e jashtme dhe në reagimet ndaj luftës ilegale të Rusisë ndaj Ukrainës.
Lidershipi i Kosovës nga ana e tyre kanë bërë një hap historik në dhjetor duke dorëzuar aplikacionin e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. BE-ja ka arritur gjithashtu një marrëveshje për lirinë e vizave për Kosovën, e cila hyn në fuqi jo më vonë se janari i vitit 2024.
Gjithashtu, më 18 mars pranë liqenit të Ohrit, Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje për zbatimin e Marrëveshjes së tyre të 27 shkurtit për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian. Ky është një hap madhor dhe zbatimi i tij do të ndiqet brenda rrugëve të BE-së të të dyja palëve.
Mali i Zi, një kryesues në procesin e zgjerimit, mbajti gjithashtu zgjedhje presidenciale, pas disa trazirave në muajt e fundit.
Kohët e fundit, BE-ja paraqiti gjithashtu një paketë për mbështetjen e energjisë prej 1 miliard € për rajonin, në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga burimet ruse të energjisë, për të përshpejtuar dekarbonizimin dhe për të përmirësuar sigurinë energjetike. BE-ja po investon miliarda në fusha të tilla si ekonomitë e gjelbra dhe dixhitale dhe kjo pritetet të jetë e ardhmja evropiane për rajonin.
Brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, marrëveshjet e reja u bënë vitin e kaluar drejt një Tregu të Përbashkët Rajonal që lehtëson udhëtimin brenda Ballkanit Perëndimor dhe punësimin përtej kufijve. Rajoni është tashmë një zonë pa roaming dhe që nga tetori 2023, çmimet e roamingut të të dhënave midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të ulen ndjeshëm.
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina (veçanërisht, Republika Srpska) duhet të harmonizojnë plotësisht politikat e tyre të jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së. Ky nuk është vetëm një detyrim i vendit kandidat për në BE, por edhe një mesazh i qartë në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe kundër një lufte të paligjshme dhe të papranueshme.
Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, mbështetja popullore ndaj anëtarësimit në BE mbetet e fortë. Megjithatë, kjo mbështetje nuk duhet të merret si e mirëqenë. Për të arritur tek qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor na duhen qeveritë dhe shoqëria civile në rajon.
