Sot (e enjte), në ora 18:00, qytetarët e Shkupit dhe më gjerë do të mblidhen para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të protestuar në mbështetje të popullit palestinez dhe për të dënuar gjenocidin që po ndodh në Gaza, informon POPULLI.mk
Protesta organizohet nga nisma qytetare “Stand for Palestine Skopje”, një faqe në rrjetin social Instagram, themeluar nga qytetarë të ndërgjegjshëm të Shkupit, të cilët bëjnë thirrje për solidaritet dhe drejtësi.
Nën moton “Bëhu në anën e drejtë të historisë”, organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie etnike apo fetare, që të bashkohen në këtë protestë paqësore, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë dhe për të qëndruar në krah të viktimave të pafajshme në Palestinë. / © POPULLI.mk




