Familjarët e të vdekurve dhe qytetarët e Tetovës u organizuan për protestën e sotme përmes rrjeteve sociale, të nxitur nga përmbajtja e filmit dokumentar të Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues me titull “Vrasja në Tetovë ”. IRL rindërtoi rastin, ndau dokumente dhe dëshmi, publikoi detaje për tenderin për ndërtimin e spitaleve modulare, për dyshimet se nga çfarë materialesh ishin bërë ato objekte, për dyshimet për ndërtimin e papërshtatshëm dhe instalimin e keq elektrik…

Për këtë rast ka pasur aktakuzë dhe aktgjykim. Prokurori ka ndjekur penalisht dy ish-drejtorët e spitalit të Tetovës dhe mjekun përgjegjës të objektit modular. Por jo për shkaqet e zjarrit, për mbrojtjen nga zjarri në godinë.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po kryen një tjetër hetim, i cili ka të bëjë me mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e të gjitha objekteve modulare, nëse janë inkorporuar të gjitha materialet e përcaktuara në specifikacionin teknik dhe si ka qenë performanca. Rasti është nën hetim prej disa muajsh.