Sot në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, ish-kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe zëdhënësi dhe deputeti aktual Darko Kaevski, në mënyrë demonstrative e kanë braktisur seancën ku u diskutua lista e deputetëve të LSDM-së për zgjedhjet e 8 majit.
Atmosfera është shumë e tensionuar dhe ka pakënaqësi të madhe brenda LSDM-së lidhur me vendimet siç thuhet kokë më vete të liderit socialdemokrat Dimitar Kovaçevski për imponimin e listave ku mungojnë një numër i madh i antarëve të shquar të LSDM-së.
Ndryshe, sot u publikuan listat të të gjithë kandidatëve për deputetë të LSDM-së për të gjitha njësitë zgjedhore.
Burimi / TV Klan
