Kombëtarja e Kosovës në baskletboll, ka mësuar kundërshtarët e raundit të parë të parakualifikimeve të EuroBasket 2029, i cili do të zhvillohet në kryeqytetin letonez, Riga.
“Dardanët” janë shortuar në Grupin C ku do të ballafaqohet me Shqipërinë dhe Sllovakinë.
Raundi i parë i parakualifikimeve do të luhet në tre “dritare”: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
Katër kombëtare, tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë, do të kualifikohen në raundin e dytë.
