7.8 C
Skopje
E martë, 24 Mars, 2026

Stërvitje e MPB-së dhe Ambasadës amerikane, ndryshohet regjimi i komunikacionit në një pjesë të Shkupit

 Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Ambasadën e SHBA-së sot me fillim në orën 08:00 do të realizoj stërvitje, me ç’rast Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SBP Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

E mbyllur për qarkullim do të jetë rruga “Samoilova” nga rruga “Lazar Liçenovski” (ambasada e SHBA-së) deri në kryqëzimin me rr. “Prohor Pçinski” dhe rr. “Samoilova” dhe rr. “Lazar Liçenoski” në shtrirjen nga ndërtesa e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” deri te Ambasada Amerikane në Shkup. Nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim edhe bul. “Nikola Karev” në shtrirjen nga rr. “Brigada Maqedonase-Kosovare” deri në Rrugën “8 Shtatori”, si dhe në rr. “Brigada Maqedonase-Kosovare” në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri në kryqëzimin me Bul. “Nikolla Karev” në Shkup.

SPB Shkup apelon tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policor.

Të ngjajshme

Të fundit