14.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Stoillkovski: Amendamentet kushtetuese nuk do të kalojnë, apelojmë që të mos bëhen kombinime të tjera

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë pritet nga seanca plenare të premten për hapjen e Kushtetutës për pranimin e bullgarëve dhe popujve të tjerë, theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë, pas së cilës hapi tjetër do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së ka më shumë se një vit që është i qartë dhe i padyshimtë, e ai është se nuk do të kalojnë ndryshimet kushtetuese, pas së cilës apelojmë që të mos bëjnë kombinime të tjera”.

“Do të shihet se nuk kanë legjitimitet për asgjë, dhe i vetmi hap që duhet të pasohet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, theksoi Stoillkovski.

Të ngjajshme

Të fundit