15.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Studimi: Gjumi i dobët e plak trurin më shpejt

Njerëzit që flenë keq mund të kenë tru që duket gati një vit më i vjetër se mosha e tyre aktuale, tregon një studim i ri me më shumë se 27 mijë të rritur të moshës prej 40 deri në 70-vjeç, transmeton Anadolu.

Hulumtimi i botuar në revistën mjekësore britanike “Lancet” analizoi zakonet e gjumit të pjesëmarrësve dhe skanimet MRI të trurit, duke përdorur inteligjencën artificiale për të vlerësuar “moshën e trurit” të secilit person një masë biologjike e bazuar në modele të tilla si humbja e indeve, hollimi i korteksit dhe dëmtimi i enëve të gjakut.

Hulumtuesit zbuluan se ata me profile të dobëta gjumi kishin tru që dukeshin dukshëm më të vjetër se mosha e tyre kronologjike. Çdo rënie në cilësinë e gjumit ishte e lidhur me afërsisht gjashtë muaj plakje shtesë të trurit.

Mesatarisht, njerëzit me zakone të dobëta gjumi, të tilla si pagjumësia, gërhitja, kohëzgjatja jonormale e gjumit ose një kronotip i vonë, kishin tru që dukej rreth një vit më i vjetër se mosha e tyre aktuale.

Studimet e mëparshme kanë treguar se një tru që duket më i vjetër është i lidhur me rrezik për demencë dhe madje edhe vdekje më të hershme. Gjumi i dobët mund të rrisë nivelet e inflamacionit në trup, gjë që nga ana tjetër mund të dëmtojë enët e gjakut dhe qelizat e trurit.

Inflamacioni përbënte rreth 10 për qind të lidhjes midis cilësisë së gjumit dhe plakjes së trurit. Ndërsa plakja e trurit nuk mund të shmanget, studiuesit thanë se zgjedhjet e stilit të jetës mund të ndihmojnë në ngadalësimin e saj.

Mbajtja e një orari të rregullt gjumi, kufizimi i kohës së kafeinës, alkoolit, ekranit para gjumit si dhe krijimi i një mjedisi të qetë dhe të errët për gjumë mund të mbrojë shëndetin afatgjatë të trurit.

Të ngjajshme

Të fundit