19.8 C
Skopje
E enjte, 13 Gusht, 2026

Sukses për Maqedoninë e Veriut, rasti “Kazandol” përfundon në favor të shtetit

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi sot se shteti e ka fituar rastin “Kazandol” në të gjitha 11 pikat e aktakuzës.

“Dua t’ju informoj për vendimin në procedurën e arbitrazhit “Kazandol” ku shteti u padit nga disa investitorë.

Kërkesa e tyre ishte 115 milionë euro dëmshpërblim, por me krenari mund të them se e fituam këtë rast, të 11 bazat mbi të cilat shteti u padit u refuzuan dhe u kursyen 115 milionë euro.

Vendimi është plotësisht në favorin tonë, dhe rasti nuk ishte aspak i lehtë”, tha Nikolloski.