8.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Sul’met e Izraelit në Gazë / 38 të vdekur dhe 137 të plagosur në 24 orët e fundit

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, 38 palestinezë humbën jetën ndërsa 137 të tjerë u plagosën.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 45.399, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 447 ditë.

Në “3 masakrat” e kryera nga ushtria izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, 38 palestinezë humbën jetën ndërsa 137 të tjerë u plagosën.

Theksohet se numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 45.399 dhe numri i të plagosurve u rrit në 107.940.

Gjithashtu thuhet se ende ka njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë te trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite.

 

Burimi / AA

Të ngjajshme

Të fundit