Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet edhe sot për të diskutuar përgjigjen e tij ndaj sulmit iranian, ka thënë një zyrtar izraelit për Reuters.
Ata thanë se ende nuk është caktuar koha për takimin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Që nga e shtuna do të jetë hera e tretë që mblidhet kabineti vendimmarrës.
Ministri i Jashtëm, Israel Katz tha më herët se do të ketë një përgjigje ushtarake dhe një “ofensivë diplomatike”.
