11.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

‘Sulmi në Hamburg’, 7 të vdekur 8 të plagosur!

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar pas të shtënave me armë në Hamburg, ku mbetën të vdekur shtatë persona dhe disa të tjerë të plagosur.

Scholz, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa ngjarjen e rëndë e konsideron si akt brutal dhune.

“Lajme të këqija nga Hamburgu. Disa anëtarë të një Kishe të Jehovait ranë viktimë e një akti brutal dhune mbrëmë. Mendimet e mia janë me ta dhe familjet e tyre. Dhe me forcat e sigurisë, të cilat kanë pasur një dislokim të vështirë pas tyre”, ka shkruar Scholz në “Twitter”.

Raportohet për 7 të vrarë dhe 8 të plagosur në Gjermani

Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri brenda një objekti të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje.

Sipas informacioneve të BILD disa të plagosur janë në gjendje kritike. Policia foli për një situatë të rëndë. Popullsia u paralajmërua për “rrezik ekstrem” përmes aplikacionit të paralajmërimit të fatkeqësive.

Policia thotë se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe mendohet se ka vdekur. Është e paqartë nëse sulmuesi është në mesin e viktimave të raportuara nga mediat gjermane.

“Ende nuk ka informacion të besueshëm për motivin”, thotë policia

Të shtënat fatale u qëlluan pak pas orës 21:00 në një “Sallë Mbretërie” të Dëshmitarëve të Jehovait — një ndërtesë që përdoret për adhurim./21Media

Të ngjajshme

Të fundit