Në hapësirat e “Këndit Amerikan” në Tetovë së bashku me shoqatën rinore “Aurora” dhe me përkrahjen e komunës së Tetovës, u organizua Ceremonia e ndarjes së çmimeve në garat në Ese.
Ceremoni kjo në kuadër të festave të Nëntorit në qytetin tonë me temë: “Ta ruajmë Tetovën si sytë e ballit”.
Kështu, nga komisioni profesionist, fituese e kësaj gare u shpall Xhejlan Pajaziti ndërsa Blerina Kamberi u rendit në vendin e II-të dhe Erza Rexhepi në atë të III-të.