“Ata që përmendin Ali Ahmetin, ata duhet t’i marrin temena. Ata duhet t’ia lajnë këmbët dhe t’ia pine ujin, sepse ai ua ka mundësuar të jeni këtu ku jeni sot”, u shpreh mes tjerash Xhaferi.
Në replikë është përfshirë edhe deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri, i cili u shpreh se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me të.
“Edhe përkundër faktit që nuk e kisha plan të kyçem në këtë debat, por ja që nga kjo foltore në vazhdimësi provohet të promovohet apo të ruhet me çdo kusht të lartësohet emri i z.Ahmeti. Z.Talati unë veç dua të iu kujtojë se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me Ali Ahmetin. Historia e shqiptarëve është kamotshme dhe është shumë e hershme në RMV. Kemi patur shumë procese paraprake të cilat z.Ahmeti nuk është bërë as i gjallë. Sa i përket asaj që thatë se duhet të ia lajmë këmbët e ti pihet uji Ahmetit, më duhet të ju kujtojë se në radhët tona kemi dy hoxhallarë të cilët mos dashtë Zoti ta lajnë z.Ahmeti e asnjëherë më nuk kthehet”, u shpreh Shaqiri.