Jam posaçërisht i nderuar dhe krenar që Senati Akademik i Kolegjit Universitar “Qiriazi” në Tiranë vendosi të më ndajë titullin „Doctor honoris causa“ i cili u ndahet personave të shquar për kontribut të veçantë në zyrtarizimin e gjuhës shqipe, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtet formuese në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar. Mirënjohjet e këtilla janë nderim për të bërën dje, kënaqësi dhe nderim sot, nxitje dhe obligim për të bërë akoma më shumë nesër.