Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot ka qenë i ftuar në TV21 në emisionin veror “Summer Click” ku ka folur për disa tema. Njëra ndër pyetjet që iu parashtrua ishte: Çfarë është e gatshme të bëjë ASH për Shqiptarët ose të sakrifikojë?, informon POPULLI.mk
Taravari u përgjigj kështu: “Që nga viti i kaluar ne e kemi thënë, atëherë kur u votua informacioni dhe korniza negociuese. Kemi thënë se proçesi i komplet negociimit të RMV-së me BE-në dhe me Bullgarinë ishte jo inkluzive. Nuk u kyç edhe partia më e madhe maqedonase VMRO-ja. Tash ne kemi pasoja prej asaj. Ne nuk na mbetet gjë tjetër pasi që e dini seanca parlamentare është ftuar për 18 gusht dhe nëse ajo nuk votohet duhet të gjithë partitë të ulen dhe ta bëjnë strategjinë e vet e kështu edhe ASH-ja. Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, ne dhamë kontributin tonë. U munduam!” / POPULLI
