18.8 C
Skopje
E premte, 30 Maj, 2025

Taravari: Azir Aliu shkon aty ku t’i thuhet se bëhet ministër!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka folur hapur në një intervistë për emisionin “PikëPodkast” në ORA24 TV, ku ka trajtuar raportet me BDI-në, zhvillimet brenda koalicionit VLEN dhe komunikimet me liderët politikë.

“E dërguam BDI-në në opozitë, por ajo nuk është reformuar”

Taravari theksoi se është i lumtur që Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë e ndryshimit politik që e çoi BDI-në në opozitë, por shtoi se:

“BDI ende nuk është reformuar. Asaj i duhet kohë për t’u reformuar.

Kritika për Azir Aliun: “Shkon ku bëhet ministër”

Duke komentuar marrëdhëniet me ish-ministrin Azir Aliu, Taravari ishte i drejtpërdrejtë:

“Ai është njeri që kalon andej ku bëhet ministër. Po t’i thuhet se nuk do të jetë ministër, nuk do të qëndronte askund.

“VLEN nuk funksiononte – Aleanca ishte trup i huaj”

Për koalicionin VLEN, Taravari u shpreh se ishte një projekt i paqëndrueshëm:

“Në strukturë nuk funksiononte. Kishte ankesa të vazhdueshme se po bllokohej nga ky ose ai. Pavarësisht komunikimit mes liderëve, ASH-ja ishte si trup i huaj aty.”

Oferta për bashkim u refuzua – pasojat u ndjenë më vonë

Pas zgjedhjeve, Taravari kishte ofruar që të krijonin një parti të përbashkët, por kjo iniciativë u refuzua me kërkesën që të pritej pas zgjedhjeve.

“Kjo zvarritje na solli deri këtu”, theksoi ai.

Komunikimi i parë me Ali Ahmetin – pa dijeninë e Taravarit

Taravari zbuloi se kontakti i parë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ishte bërë përmes Azir Aliut:

“Azir Aliu ka komunikuar me Ali Ahmetin pa dijeninë time që nga janari, dhe më pas më ka informuar për këtë.”

Takimi me Albin Kurtin – “VLEN ishte shtrirë për toke”

Duke folur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e tjerë të VLEN-it, Taravari theksoi se nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje me BDI-në:

“U fol vetëm për situatën në qeveri, ku VLEN ishte shtrirë për toke.”

Aleanca nuk ka lëvizur – vetëm 5 nëndegë kanë ndryshuar

Në fund, Taravari mohoi çdo marrëveshje me BDI-në dhe nënvizoi qëndrueshmërinë e Aleancës për Shqiptarët:

“Aleanca është aty ku ka qenë. Nga 250 nëndegë, vetëm rreth pesë kanë lëvizur.”

Taravari: VMRO-DPMNE i bën presion VLEN-it për kandidatin e Strugës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se VMRO-DPMNE po ushtron presion të vazhdueshëm ndaj koalicionit VLEN që të pranojë një kandidat për komunën e Strugës të propozuar nga vetë VMRO-ja, duke kërkuar që ai të promovohet si kandidat i VLEN-it.

Të ngjajshme

Të fundit