29.8 C
Skopje
E hënë, 14 Korrik, 2025

Taravari emëron keshilltarin e tij politik, ja kush është..

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë të ditur sot emërimin e profesorit të njohur Etem Aziri si këshilltarin e tij politik, informon POPULLI.mk. 

“Jam veçanërisht i nderuar që në krahun tim do të kem një këshilltar politik të klasit të lartë si prof. Etem Aziri, i cili me kapacitetin dhe eksperiencën e tij të jashtëzakonshme do të jetë një zgjidhje ekselente për partinë tonë,” ka deklaruar Taravari.

Me këtë emërim, Aleanca për Shqiptarët synon të fuqizojë ekipin e saj strategjik dhe kapacitetet politike në prag të sfidave të reja. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit