Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në intervistë për TV21, bëri të ditur se të gjithë pacientët që trajtohen brenda dhe jashtë vendit janë jashtë rrezikut për jetë. Taravari mes tjerash theksoi se 10 pacientë të cilët trajtohen në spitalet e vendit janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
“Shumica e tyre janë duke u përmirësuar. Nga gjithsej 20 pacientë që ishin në gjendje kritike, sot konstatojmë se 10 janë në gjendje më të rëndë, por prap jashtë rrezikut për jetën”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.