A është Arben Taravari delja e zezë brenda koalicionit VLEN? Deklarata e fundit e Izet Mexhitit se të gjithë janë pro shkrirjes së partive të koalicionit në një subjekt të vetëm, përveç Taravarit, ka rritur dyshimet për një devijim të qëllimshëm të qëndrimeve nga ana e tij, informon POPULLI.mk
Burime të ndryshme aludojnë se Taravari mund të jetë duke luajtur një lojë të fshehtë pas perdes, me synimin për t’u afruar me Ali Ahmetin, liderin e BDI-së, duke rrënuar kështu unitetin që VLEN ka ndërtuar me shumë vështirësi.
Pyetjet janë të shumta: Çfarë ndodhi brenda një viti që ndryshoi kaq rrënjësisht qëndrimi i Taravarit? A u josh nga ndonjë ofertë konkrete e BDI-së apo mos ndoshta po vepron i zhgënjyer nga mungesa e një marrëveshjeje për projektin strategjik të Qendrës Klinike me kompaninë “Gjoka Construction”?
Kjo lëvizje e mundshme drejt kampit të Ahmetit mund të jetë pasojë e pakënaqësive personale apo kalkulimeve politike që e vendosin Taravarin në një pozitë gjithnjë e më të diskutueshme brenda VLEN-it. / © POPULLI.mk




