Arben Taravari në Click Plus ka folur edhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe procedurën e ndryshimeve kushtetuese, transmeton TV21.
Ai thotë se e gëzon fakti që kryeministri Hristijan Mickoski ka raporte të shkëlqyera me ShBA-të, por se sa i takon ndryshimeve kushtetuese, Taravari ka zbuluar se Mickoski ka kërkuar garancë nga Brukseli dhe Uashingtoni.
“Për integrimet europiane, marrëveshja e parë ka qenë integrimi i Maqedonisë. Mua më gëzon fakti që zotëri Mickoski ka raporte të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë e dinë të gjithë. Gjithashtu ka raporte korrekte me shtetet e Bashkimit Europian. I vetmi problem është se zotëri Mickoski kërkon një farë lloj garance se ky do të jetë kushti i fundit. Po të mund të gjendej një zgjidhje, për këtë garancë, që duhet ta jep Brukseli apo Uashingtoni… Mickoski thotë se ne t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, sepse i kemi numrat, por implementimi të jetë pasi të bëhemi pjesë e BE-së sepse atëherë nuk mund të kushtëzohet më Maqedonia”, tha Taravari duke sqaruar se ky nuk është një kusht i Mickoskit për BE-në, por ai kërkon garancë./TV21