30.8 C
Skopje
E premte, 19 Korrik, 2024

Taravari nesër mbledh tetovarët për riorganizimin e ASH-së

Aleanca për Shqiptarët mbledh në Tetovë, në qytetin e universiteteve mbështetësit e saj në kuadër të riorganizimit të partisë.

Takimi është nën patronazhin e z.Taravari dhe faktorëve të shquar të jetës shoqërore në Tetovë. Ai vjen pas një kohe reflektimi dhe mobilizimi të anëtarësisë partiake në këtë qytet.

Motoja e këtij takimi do të jetë “Merr Guximin, Bëj Ndryshimin”.

Moto e cila duket se përurohet për herë të parë në Tetovë duke nisur kështu fushatën e parë politike për sensibilizim mbarë republikan.

Takimi  fillon në ora 19:00 dhe do të mbahet te zyrat e ASH-së në Tetovë.

Të ngjajshme

Të fundit