8.8 C
Skopje
E diel, 1 Qershor, 2025

Taravari pyet VLENIN: Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?!

Në ditë të serialeve politike ai që harrohet është populli. Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë të Krushevës dhe të kauzës së tyre.
Në mungesë të një shkolle ata kanë ndërtuar vet objektin e saj.
Ky është një rast i rrallë që tregon se si banorët e një fshati të vogël shqiptar kanë bërë një vepër kaq fisnike.
Ajo që na ka shqetësuar është se autoritetet shtetërore kanë shkuar ta shembin me justifikimin se është pa leje…
Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë!
Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre!
Kush është më e drejtë?
Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?!

Të ngjajshme

Të fundit