23.8 C
Skopje
E shtunë, 11 Korrik, 2026

Taravari pyetje për Selën e Ahmetin: Tani u kujtuat për “balancuesin” ?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një dalje për media foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pauzimin e balancuesit. Taravari theksoi se ai, por askush tjetër nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por shtoi se vendimi duhej tëprolongohet dhe të sillej para ligji.

“Unë nuk përzihem dhe askush nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese por në momente të caktuara, mendoj se duheshte të prolongoheshte pak ky vendim dhe të sillet paraligji. Por sidoqoftë, ne tani e kemi inicuar, ekspertët tonë e përgatisin ligjin. Janë nga përfundimi, vetëm duhet të ulemi me partnerët e koalicionit ta sinkronizojmë dhe ta nxjerrim në Parlament.