9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

Taravari: Qeveria aktuale do të nisë negociatat me BE dhe do të tërheqë 20%-shin nga Kushtetuta

“Në qoftë se ju keni formulë se si mund të bëhen ndryshimet kushtetuese, ua lëshojmë vendin në qeveri, hyni. Në qoftë se jo, heshtni, rrini në opozitë”, kështu i tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deputetëve të BDI-së, pasi këta të fundit e kritikuan për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. E për fillimin e negociatave me BE-në, Taravari u tha se do të fillojnë shumë shpejtë, që siç tha, shumë më mirë dhe më lehtë se do ta bënte BDI-ja.

“Në qoftë se ju keni formulë se si mund të bëhen ndryshimet kushtetuese, ua lëshojmë vendin në qeveri, hyni. Në qoftë se jo, heshtni, rrini në opozitë reflektoni, reformohuni. Unë gëzohem që kryeministri është proevropian, gjithnjë e më shumë thirret prej SHBA-ve, ka raporte fantastike me shtetet e BE-së por edhe me SHBA-të. Rrini rehat, ju garantojë se fillimi i negociatave do të bëhet shumë shpejtë, shumë më mirë, shumë më lehtë me këtë qeveri sesa BDI-ja të ishte me të gjitha ata persona që i ka në lista të zeza. Ju kisha lutur, qetë, reformohuni, reflektoni, bini në tokë, analizoni vetveten dhe kur i kritikoni të tjerët, nisuni prej vetës. Unë vazhdoj të mendoj se ASH së bashku me VLEN-in do të mundohet së bashku me këtë qeveri, edhe t’i fillojë negociatat, por edhe ta tërheq 20%-shin nga Kushtetuta”, tha Taravari./tv21.tv

Të ngjajshme

Të fundit