2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Tensione në Skenderaj, sulm0het kryeministri Albin Kurti!

Lëvizja Vetëvendosje po bën fushatë në Skenderaj. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa  pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar.

U hodh edhe sprej.

Për mbërritjen e Kurtit në tubim u përdoren çadra për t’u mbrojtur.

Pati edhe gjuajtje me gurë, derisa gjatë tubimit u ndal edhe rryma elektrike.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka quajtur “qyqanë të orkestruar” të pranishmit që tentuan të pengonin tubimin e VV-së.

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje, Harroni që na ndalni. Po thyejmë bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, ka shkruar ai në Facebook

Të ngjajshme

Të fundit