0.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

Tetovarët donuan rreth 1 milionë denarë për Turqinë dhe Sirinë, Kasami falënderon qytetarët

Të dashur qytetarë,

Ju jam mirënjohës dhe falënderues sepse gjithmonë kemi treguar se në momente të vështira kemi qenë afër njëri tjetrit, kështu në këtë mënyrë kemi ndarë dhembjen dhe përjetimet së bashku. Edhe rasti me tërmetin në Turqi dhe Siri vetëm se e vërtetoi shpirtin human që kanë qytetarët tanë. Për vetëm dy ditë, qytetarët kanë dhuruar mjete financiare në vlerë prej 165.050 denarë me 09.02.2023 si dhe 669.380 denarë me datë 10.02.2023, pra gjithsejt 834,430 denarë.

Gjithashtu, duam të ju informojmë se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim për dhurimin e mjeteve financiare, ndërsa pikat e grumbullimit për veshmbathje apo sendeve të ndryshme mbyllen sonte.

Të dashur qytetarë, vazhdoni ndihmoni banorët e zonave të prekura nga tërmeti, pasi vetëm me vepra do jemi gjithmonë pranë. Me aq sa kemi mundësi, le të sjellim shpresë dhe jetë tek ta!

Të ngjajshme

Të fundit