Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe të mëdha për qytetarët.
Ditëve të fundit vazhdimisht publikohen pamje nga sulmi i qenve endacak ndaj banorëve.
Mbrëmë Visar Salihi ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se është sulmuar. Ai ka shkruar se videon e ka realizuar duke shkuar në shtëpi.
Ndryshe, para disa muajve Komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje me shoqatën “Amos Pet” për të zgjidhur problemin me qentë endacak. Por me këtë marrëveshje nuk është zgjidhur përfundimisht problemi, pasi ata do të trajtojnë vetëm 82 qenë, që është rreth 20% nga numri i përgjithshëm i tyre në qytet.
https://www.facebook.com/VisarSalihi/videos/391738916406954/?t=0