11.8 C
Skopje
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Tetovë / Qindra qytetarë kërkojnë ndihmë në Urgjencë pas konsumimit të tepërt të ushqimit për Bajram

Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona të kërkojnë ndihmë vetëm në Urgjencën e Tetovës, transmeton TV21.

Vetëm sot, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi.

Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjeku kujdestar Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21 ka apeluar te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi.

“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi.

Të ngjajshme

Të fundit