35.8 C
Skopje
E diel, 23 Gusht, 2026

Thaçi dhe të tjerët përballë drejtësisë, seancat nisin brenda dy javësh

Kosovo's President Hashim Thaci attends a press conference wit EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue during a meeting in Pristina on June 16, 2020. - EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue Miroslav Lajcak is on a three-day official visit to Kosovo regarding the EU-facilitated dialogue between Pristina and Belgrade. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi me në krye Hashim Thaçin, përbëjnë grupin më të madh të të akuzuarve të përbashkët ndaj të cilëve seancat nisin brenda 2 javësh nga ngritja e aktit akuzues.

Gjatë kësaj paraqitjeje, bëhen medoemos 2 deklarimet rreth fajësisë të lëna pezull edhe nëse jo nga vetë Thaçi e Smakaj, raporton Klan Kosova.

Deri këtë ditë, Prokuroria përmes Joshua Hafetz do të kumtojë edhe numrin e dëshmitarëve që thërrasin, si dhe do të ndajë provat me anë të së cilave e bindën Marjorie Masselot, gjyqtare e procedurës paraprake, ta konfirmojë aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë, shkelje të fshehtësisë së procedurave dhe mos-bindje të gjykatës.

Disa prej këtyre përgjimeve dihen, meqë qenë shkaku i regjimit të vizitave në qendrën e paraburgimit. Me njërën, ZPS pretendon se Thaçi udhëzoi dëshminë e një personi vendimtar.

Pasi ua ngriti këtë aktakuzë 5-shes, në Kosovë zbarkoi edhe kryeprokurorja Kimberly West. Takimet i zhvilloi nga e marta, ndonëse njoftoi tek të mërkurën për ardhjen e saj të dytë brenda 2 muajve.

 

 

Burimi/Klankosova.tv