Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi ka goditur rëndë ish-partnerin e ‘Frontit Europian’, BDI duke thënë se ata vetë nuk e kanë respektuar në të kaluarën legjitimitetin, informon POPULLI.mk
THAÇI:
“Të flasim pak për BDI sa e ka respektu legjitimitetin po të doni. Do mendoni se do të flas për 2017? Jo. Që shkuan me LSDM-në, apo 2016. Në vitin 2011 kur të keni kohë ju dhe të gjithë ata që na dëgjojnë hapeni dhe shihni rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Opozitarët, PDSH, RDK dhe DR, kemi pasur 20.000 vota më shumë se BDI. Iku BDI shkoi, hyri në Qeveri. 2016-tën jo në raport me LSDM, por në raport me ne shqiptarët, BESA ka pasur 65.000 vota, ne 32.000, Ziadini 34/5.000, 20.000 vota më shumë opozitarët shqiptarë se BDI, iku BDI shkoi në Qeveri. E morën Ziadinin e bënë legjitimitetin. Ziadini ishte i 2-ti, BESA duheshte. Ju kujtohen deklaratat e mija, ju thash 2 deputetë i ka BESA për të forcuar legjitimitetin. Kështu që këtë punën e legjitimitetit e kemi bërë mish-mash dhe kjo u vërtetua se nuk na bënë hesap për këtë askush dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka reaguar hiç. Hiç nuk na ka përkrahur.” / © POPULLI.mk