20.8 C
Skopje
E enjte, 13 Gusht, 2026

Tragj’edia në Koçan, deputeti Rexhepi fajin ia lë Qeverisë!

Deputeti Skender Rexhepi ka reaguar ashpër pas tragjedisë në diskotekën PULS në Koçan, duke akuzuar qeverinë aktuale për neglizhencë dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë në këtë ngjarje tragjike, informon POPULLI.mk. 

Në një deklaratë publike, Rexhepi kritikoi ashpër reagimin e institucioneve, duke theksuar se në vend që të përqendroheshin në ndihmën ndaj të lënduarve dhe familjarëve të viktimave, qeveria e nisi me “gjueti shtrigash” duke fajësuar qeverinë e kaluar.

“Përgjegjësia për këtë tragjedi të madhe bie drejtpërdrejt mbi qeverinë aktuale,” tha ai, duke renditur disa arsye:

Në momentin e koncertit, diskoteka nuk kishte fare licencë, çka sipas tij është përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë dhe drejtorisë përkatëse

Rexhepi akuzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për dështimin në kontrollin e lejeve të nevojshme, duke vënë në pah se forcat policore që ndodheshin në vendngjarje nuk kërkuan licencën për organizimin e koncertit.

Deputeti theksoi se edhe kryetari i Komunës mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë tragjedi.

Në fund, ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, duke argumentuar se dy ministra dhe një kryetar komune nga qeveria e tij janë të përfshirë në këtë situatë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa qytetarët dhe familjarët e viktimave kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për ata që humbën jetën. / © POPULLI.mk