31.8 C
Skopje
E premte, 20 Qershor, 2025

Tramvaj, tren urban e autobusë të rinj – sfida për një Shkup më të jetueshëm

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit në Shkup mund të arrihet me realizimin e tre projekteve kyçe, si vendosja e trenit urban, autobusët e rinj dhe vendosja e tramvajit, përcjell TV21. Nikolloski tha se qeveria po punon në këtë drejtim.

“Për versionin më të vogël të projektit të trenit urban po punojmë me mjete vetanake, ndërsa versioni i madh do të jetë pjesë e të ashtuquajturit ‘projekt britanik’. Pra, pjesë e hekurudhës së shpejtë do të jetë edhe treni i madh urban për Shkupin. Sa i përket projektit të dytë, ndërrimit të autobusëve, po e them ekskluzivisht – është shpallur thirrja për furnizimin me 120 autobusë ekologjikë, nga të cilët 80 do të jenë për Shkupin. Dhe gjëja e tretë që i duhet patjetër Shkupit është tramvaji. Nëse i realizojmë këto tre gjëra, mendoj se pjesa më e madhe e ndotjes nga automjetet do të reduktohet. Burimi i dytë i ndotjes ka të bëjë me ngrohjen – për këtë, kryeministri tashmë ka paralajmëruar një agjendë më ambicioze, me të cilën do të përpiqemi të sjellim ngrohje qendrore në pjesën më të madhe të amvisërive”, theksoi Nikolloski në Kanal 5.

Të ngjajshme

Të fundit