13.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Tre të arres’tuar për dhu’në në familje në Kosovë brenda 24 orëve!

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit, raste këto që kanë ndodhur në tri qytete të ndryshme.

Në Graçanicë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte sulmuar fizikisht babain e tij, më 13.08.2025.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe i sulmuari ka pranuar trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri në këndellje.” – njofton Policia, më 14.08.2025.

Në Ferizaj, më 13.08.2025, është arrestuar një i dyshuar pasi sipas Policisë, një ditë më parë, më 12.08.2025, rreth orës 21:30, dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike edhe kanosë me jetë gruan e tij.

Si pasojë e dhunës, gruaja kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe 10 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e Policisë.

Një rast i ngjashëm i dhunës fizike ndaj gruas dyshohet se ka ndodhur edhe në Pejë, për të cilin është arrestuar i dyshuari.

Rasti ka ndodhur më 13.08.2025, rreth orës 18:00.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar Policia.

Të ngjajshme

Të fundit