Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Gostivar, ndërsa bastisje janë kryer në disa lokacione në Gostivar dhe Kërçovë, informon POPULLI.mk
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë A.Sh. (33), A.P. (37) dhe V.E. (30), ndërsa bastisje është kryer edhe në shtëpinë e E.E. (56), ku janë gjetur armë dhe sende me vlerë, që dyshohet të kenë lidhje me rastin.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në grabitjen spektakolare të një argjendarie në Gostivar, nga e cila u vodhën 18 kilogramë ar, me vlerë të përafërt prej 1.8 milionë eurosh. Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa policia nuk përjashton mundësinë e arrestimeve të tjera. / © POPULLI.mk




