8.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Trump dhe Erdogan diskutojnë situatën në Venezuelë dhe marrëdhëniet dypalëshe

Zhvillimet e shpejta në Venezuelë ishin në qendër të bisedës telefonike midis Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan.

Të dy presidentët shkëmbyen mendime mbi situatën e re që është krijuar pas bombardimeve amerikane dhe arrestimit të Nicolas Maduros . Trump dhe Erdogan nënvizuan nevojën për të shmangur paqëndrueshmërinë në vendin e Amerikës Latine, sipas asaj që raporton presidenca turke në postimet e saj në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, u diskutua forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

“Çdo sulm ndaj sovranitetit të popullit dhe çdo shkelje e së drejtës ndërkombëtare do të krijojë ndërlikime serioze brenda rendit ndërkombëtar”, i tha Erdogan Trumpit.

“Presidenti Erdogan foli në telefon me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ata diskutuan marrëdhëniet politike dypalëshe Turqi-SHBA , bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, hapat që duhen ndërmarrë për të arritur objektivin tregtar të të dy vendeve, si dhe çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht Gazën dhe Venezuelën”, thuhet në postim.

“Venezuela nuk duhet të zhytet në kaos ose paqëndrueshmëri”, shtoi presidenti turk në komentet që bëri në televizion pas një mbledhjeje të kabineti.

 

 

 

 

Burimi /vizionplus.tv

Të ngjajshme

Të fundit