25.8 C
Skopje
E enjte, 19 Qershor, 2025

Trump godet BE-në me tarifa të reja, 50% doganë për të gjitha produktet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan vendosjen e një tarife doganore prej 50% për të gjitha produktet nga Bashkimi Europian, që do të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Vendimi u bë i ditur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me arsyetimin se Bashkimi Europian udhëheq politikë të padrejtë tregtare ndaj Amerikës. Sipas tij, BE është krijuar me qëllim që të përfitojë nga SHBA-të përmes tregtisë, duke përdorur “barriera të fuqishme tregtare, taksa të TVSH-së, gjoba për korporatat, manipulime monetare dhe padi të pabazuara kundër kompanive amerikane”.

Si rezultat i kësaj, ai pohon se deficiti tregtar me BE-në është mbi 250 miliardë dollarë në vit, gjë që e cilësoi si “tërësisht të papranueshme”.

Të ngjajshme

Të fundit