-1.2 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Trump shpall tarifa të reja për vendet që tregtojnë me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me një normë tarife prej 25 për qind për çdo tregti me SHBA-në, ndërsa Uashingtoni po shqyrton një përgjigje ndaj situatës në Iran, ku po zhvillohen protestat më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit. Tarifat paguhen nga importuesit amerikanë të mallrave nga ato vende. Irani, anëtar i grupit të vendeve prodhuese të naftës OPEC, është sanksionuar rëndë nga Uashingtoni prej vitesh. Ai eksporton pjesën më të madhe të naftës së tij në Kinë, ndërsa Turqia, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India janë ndër partnerët e tjerë kryesorë tregtarë. “Ky urdhër është përfundimtar dhe përfundues”, tha Trump pa dhënë ndonjë detaj të mëtejshëm. Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se Teherani është i hapur për bisedime me Uashingtonin, por mbetet “i përgatitur për luftë”. Të paktën 648 protestues janë vrarë në shtypjen e vazhdueshme në Iran, thotë një grup i të drejtave të njeriut, por paralajmëron se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit