Futbolli turk është tronditur sot, pasi prokuroria e Stambollit ka urdhëruar arrestimin e 46 personave në kuadër të një hetimi që ka zbuluar përfshirje në baste të paligjshme.
Në mesin e personave të ndaluar bëhet fjalë për 29 futbollistë, 27 prej të cilëve dyshohen se kanë vënë baste edhe për ndeshje të ekipeve të tyre. Kështu janë ngritur dyshime për trukime.
Emri më i njohur në listë është Mert Hakan Jandas i Fenerabahçes, i cili edhe ishte pezulluar për nëntë muaj. Kapiteni i klubit turk ndërkohë nuk ka luajtur asnjë ndeshje për këtë edicion. Po ashtu edhe Metehan Baltaçi është pjesë e lojtarëve të njohur sepse bën pjesë te Gallatasaraj.
Hetimi ndërkohë ka përfshirë edhe zyrtarë, pasi raportohet se gjashtë gjyqtarë u çuan në paraburgim më 10 nëntor. Presidenti i klubit Ejupspor po hetohet në të njëjtën kohë për ndikim në rezultate.
Të gjitha dyshimet lindën nga një ndeshje e sezonit 2023/24, ku dy skuadra të ligat inferiore nuk regjistruan asnjë goditje gjatë ndeshjes. Hetimet janë zgjeruar më pas edhe në takime të kategorive të tjera, përfshirë një përballje ku përmenden konkretisht Umranijespor dhe Giresunspor.
Burimi/PANORAMASPORT.AL
