13.8 C
Skopje
E premte, 18 Tetor, 2024

Ukrainë / Luftëtarët festuan në vijën e frontit

Shumë ushtarë ukrainas kanë kaluar të dielën e Pashkëve larg familjeve të tyre për të dytin vit që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të vendit të tyre nga Rusia. Por shenja feste u panë në një njësi pasi komandanti i Forcave të Përbashkëta të Forcave të Armatosura të Ukrainës solli ëmbëlsira në bazën ushtarake në veri të Kievit të shtunën.

Gjenerallejtënant Serhiy Nayev solli ëmbëlsira tradicionale të Pashkëve në disa kompani që mbanin linjat në pozicione që mbrojnë kufirin verior të rajonit më të gjerë të Kievit.

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, 130 ushtarë ukrainas u kthyen në vendlindje, pasi ishin zënë rob nga forcat ruse. Shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky tha se shkëmbimi i trupave të kapur peng ka ndodhur në disa faza gjatë ditëve të fundit.

Nuk është bërë e ditur se sa rusë janë shkëmbyer, derisa ai tha se ata që u kthyen në vendlindje janë ushtarakë, roje kufitare, anëtarë të gardës kombëtare, marinarë dhe punonjës të rojës shtetërore të kufirit. Ky është shkëmbimi i dytë më i madhi i të burgosurve ndërmjet Kievit dhe Moskës.

Të ngjajshme

Të fundit