Çabi Alonso ka nisur një “pastrim” të thellë te Real Madridi, duke vendosur nën presion gjashtë lojtarë kyç. Pas humbjes së thellë ndaj PSZH-së në Kupën e Botës për Klube, Alonso po kërkon ndryshime të menjëhershme dhe përmirësim të performancës.
Gjatë turneut veror në Amerikën e Veriut, ai ka testuar idetë e tij dhe ka dërguar mesazhe të qarta. Sipas “Marca”-s, Rodrigo, Brahim Diaz, dhe Raul Asensio janë në shënjestër, të paralajmëruar se duhet të ngrenë nivelin e lojës për të qëndruar në skuadër.
Nga ana tjetër, Andrij Lunin, Fran Garcia, dhe Ferland Mendi janë informuar se do të kenë minuta të kufizuara sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas afrimit të mbrojtësit Alvaro Karreras.
Mesazhi i Alonsos për të gjithë është i qartë: përmirësim i menjëhershëm ose gjetja e një klubi të ri këtë verë. Futbollistët e Real Madridit janë në pushim deri në fillim të gushtit, por rikthimi do të shënojë një fazë të re dhe intensive nën drejtimin e trajnerit të ri.