4.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Uran Ismaili rikandidon për kryetar të Prishtinës

Uran Ismaili ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij për postin e kryetarit të Prishtinës, duke e cilësuar këtë si “nderin më të madh të jetës së tij”, informon POPULLI.mk

“T’i shërbej Prishtinës është nderi i jetës sime, dhe në një moment vendimtar si ky unë nuk mund të mos përfshihem,” ka deklaruar Ismaili në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ai theksoi se vendimi për të rikandiduar vjen nga bindja se Prishtina meriton më shumë dhe se është koha që qytetarët të bëhen bashkë për kryeqytetin.

“Po rikandidoj sepse besoj se Prishtina meriton më shumë, dhe na takon neve, qytetarëve të Prishtinës, të bëhemi bashkë për të,” tha Ismaili.

Në video, ai premtoi gjithashtu se vendimi i tij i parë si kryetar do të jetë në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të kryeqytetit.

“Është Koha për Prishtinën! Prandaj mos rri anash, hajde t’ia nisim punës,” përfundoi kandidati i PDK-së. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit