12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Urimi i BDI-së për Pashkët

Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët e ritit ortodoks dhe katolik që sot festojnë.

Nga BDI kanë uruar për solidaritet, dashuri dhe falje.

Urimi i plotë:

“Pashkët janë simbol i shpresës, jetës dhe fitores së dritës mbi errësirën.

Është një ditë që na bashkon rreth vlerave universale të dashurisë, solidaritetit dhe faljes.

Në frymën e bashkëjetesës, BDI shpreh respekt për të gjitha komunitetet e krishtera në vendin tonë, të cilat janë pjesë e pandashme e shtetit tonë multietnik.

Ju urojmë një festë të qetë dhe të bekuar, të mbushur me gëzim shpirtëror, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja”, urojnë nga BDI.

Të ngjajshme

Të fundit