7.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Valiev: Pata fatin t’u sjell medaljen e parë historike, shpresoj që kjo të bëhet traditë

Mundësi Chermen Valiev ishte njëri prej sportistëve që iu solli medalje të bronztë Kuqezinjve në “Paris 2024”.

25-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale u shfaq mjaft i lumtur që është futur në histori si medalisti i parë kuqezi, ndërsa shpreson që medaljet olimpike të bëhen traditë për Shqipërinë:

“Ju faleminderit shumë për të gjithë mesazhe dhe urimet. E ndjej vërtet mbështetjen tuaj. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në fitoren time, të cilët janë trajnerët e mi, familja ime, si dhe një falënderim të madh për Federatën Shqiptare të Mundjes. Unë pata fatin t’u sjell medaljen e parë historike, shpresoj që kjo të bëhet traditë dhe në çdo Olimpiadë të radhës skuadra shqiptare të kthehet me medalje”, shkroi Valiev në postimin e tij.

 

 

Burimi / Gazetablic.com

Të ngjajshme

Të fundit