Bisedimet për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në luftën mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas do të vazhdojnë pasi në takimet gjatë fundjavës në Kajro nuk u arrit zgjidhje për të gjitha çështjet. Bisedimet do të vazhdojnë në nivele më të ulëta në ditët në vijim për t’i adresuar dallimet e mbetura.
Në bisedime morën pjesë drejtori i CIA-s, William Burns, dhe kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite, Mossad, David Barnea. Një delegacion i Hamasit u informua nga ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit, por nuk mori pjesë drejtpërdrejt në negociata. SHBA-ja dhe ndërmjetësit e tjerë e shohin një armëpushim në Gaza si kyç për të shmangur një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet e tij ndaj Izraelit nëse ka një armëpushim.
Burimi/Alsat.mk