Prokuroria ende nuk jep asnjë detaj lidhur me vdekjen e 25 vjeçares Daorsa Spahiu nga Gjakova, në Tetovë javë më parë. Në pyetjet drejtuar prokurorisë vazhdimisht thuhet se, vdekja e Daorsa Spahiut nuk ka elemente që tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e ndonjë vepre penale.
Prokuroria thotë se rasti po hetohet dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e tij. Raport nuk ka ende as nga obduksioni i trupit të 25 vjeçares, nga ana e mjekësisë ligjore.
Por, sipas të dhënave të televizionit Alsat, për rastin e Daorsës, janë marrë në pyetje disa perona.
Burimi/Alsat.mk
