-3.2 C
Skopje
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Vdes në moshën 128-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

Një grua që thuhet se është personi më i vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në moshën 128-vjeçare, pasi ka jetuar tre shekuj të ndryshëm.

Nëna e shtatë fëmijëve, Johanna Mazibuko, vdiq në shtëpinë e saj, më 3 mars dhe do të kishte qenë 129 vjeç në maj, sipas raporteve lokale.

Ajo kishte dokumente identiteti që vërtetojnë se ajo ka lindur më 11 maj 1894 dhe është rritur në një fermë misri. Ajo kurrë nuk shkoi në shkollë dhe nuk dinte të lexonte apo të shkruante.

Duke folur për “News24”, kujdestarja e saj Thandiwe Wesinyana tha se Mazibuko mund të ketë vdekur nga një goditje në tru.

Mazibuko në ditëlindjen e saj të 128-të tha: “Jam e habitur pse jam ende këtu pas kaq shumë vitesh. Pse jam ende këtu? Njerëzit rreth meje kanë vdekur. Kur do të vdes? Çfarë kuptimi ka të jesh gjallë? Bota më ka lodhur sepse jam ulur këtu duke mos bërë asgjë”.

Ajo kishte edhe 11 vëllezër e motra, tre më të rinjtë janë ende gjallë.

“Ne jetonim aq mirë në ferma. Atëherë nuk kishte probleme. Nuk e mbaj mend mirë fëmijërinë time, por mbaj mend një infektim me karkaleca. Kishte të tilla që mund t’i kapnim dhe t’i hanim. Ishte sikur po haje mish. Thjesht do t’i skuqnim dhe do t’i hanim ato vetë. Unë u rrita shëndetshëm duke ngrënë kryesisht qumësht të freskët dhe spinaq të egër. Tani ha ushqim modern. Jam mësuar me të, por më mungon ushqimi me të cilin jam rritur”, tha ajo.

Ajo u martua me një të ve më të vjetër Stawana Mazibuko, por nuk mund ta kujtojë se kur.

Ata kishin 7 fëmijë, dy prej të cilëve janë ende gjallë, dhe ka mbi 50 nipër e mbesa.

Mazibuko i mbijetoi të dy Luftërave Botërore, si dhe dy pandemive globale (Covid-19 dhe gripit spanjoll).

Të ngjajshme

Të fundit