Kryeministri Mickovski nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjykatës rreth të dyshuarve për rastin e keqpërdorimit me blerjen e Mazutit që një pjesë e të arrestuarve të shkojnë në paraburgim efektiv ndërsa një nga të dyshuarit të shkojë në paraburgim shtëpiak. Por falënderoj MPB për aksionin e realizuar.
“Mund të them se këta njerëz kanë biznes dhe përfituar qindra milion euro nën kurrizin e qytetarëve dhe praktikisht janë pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve duke shfrytëzuar metoda të palejuara duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Besimi në gjyqësor është ai që është. Nuk kam çfarë të shtoj. Çdo kush që ka shkelur ligjin do të japë llogari pavarësisht për kë bëhet fjalë” – tha Mickoski.
KRYEMINISTRI KRITIKON SJELLJEN E PROKURORËVE DHE GJYKATËSVE
Mickovski ka komentuar edhe interpelancën e votuar dje nga paramenti për anëtarët e këshillit gjyqësor. Ai tha se të paktën pret që për shkak të moraleve tani ata anëtarë të tërhiqen nga postet e tyre që sipas tij i kanë uzurpuar. Kryeministri megjithatë në pjesën e dytë të deklaratës në mënyrë indirekte i dërgoi selam Islam Abazit, kryeprokurorit për ndjekjen e krimit të organizuar.
“Mburoja e fundit që mbron ish-koalicionin qeveritar LSDM-BDI janë disa gjykatës dhe prokurorë. Për mua janë alarmante informacionet që po marr dhe që kanë të bëjnë me sjelljen e njeriut të parë të një prokurorie kur ka kuptuar për aksionin që e kreu MPB para dy ditësh. Jam i shokuar se si është sjellur dhe si vazhdon të sillet ky person. Mendoj se shumë shpejt ai sot do t’i bie pishman për atë sjellje, por kam frikë se tani është vonë për këtë” – tha Mickoski.
Ndryshe, në aksionin e MPB u arrestuan 11 persona ndërsa gjykata vendosi masën e paraburgimit efektiv për tre persona ndërsa një i dyshuar u dërgua në paraburgim shtëpiak.